ORGANIZIM EVENTESH
IETT organizon konferenca shkencore dhe kulturore, seminare, workshope, promovime librash, ekspozita, ceremoni, ndarje çmimesh etj, duke lidhur klientët me vendet e duhura, furnitorët dhe të gjitha burimet e nevojshme për një event të suksesshëm.
Eventet e organizuara nga ne janë të planifikuara mirë, realizohen me dizajn inovativ dhe strategji marketingu bashkëkohor. Ne ofrojmë një shërbim gjithëpërfshirës, nga vendosja e vizionit, zhvillimi i konceptit, deri tek sigurimi i çdo detaji për të arritur përsosmërinë.
PËRKTHIME-REDAKTIME
Ne ju ofrojmë përkthyes dhe redaktues të specializuar, me eksperiencë të gjatë brenda dhe jashtë vendit, të cilët punojnë me programe të avancuara të përkthimit, duke siguruar që punimi të lexohet rrjedhshëm në gjuhën e synuar pa humbur origjinalitetin.
Përkthimet që ofrojmë
Përkthime librash letrare, botime shkencore, dokumente zyrtare, përkthime për biznese (manuale të ndryshme, marrëveshje distributorësh, dosje tenderash, kontrata agjencie), rishikim të përkthimit (translation revise) etj.
Redaktimet që ofrojmë
Redaktime shkencore, korrektime të botimeve tuaja në gjuhë shqipe dhe gjuhë të tjera ofruar nga redaktorë shkencorë me eksperiencë disavjeçare.
SHËRBIME SHTYPI
Keni shkruar një libër dhe kërkoni ta botoni atë?
IETT në bashkëpunim me partnerin tonë, shtypshkronja dhe shtëpia botuese “MILENIUMI I RI” realizojmë të gjithë hapat e duhur për botimin me sukses të veprës suaj, si redaktimin, faqosjen, dizenjimin e kopertinës, marrjen e numrit të regjistrimit ISBN, etj., me çmime konkurruese në treg, të gjitha në standarte europiane.
Në bashkëpunim me “MILENIUMI I RI” ofrojmë teknologji inovative në printim & stampim për prodhimin e shumë produkteve të personalizuara si: fletëvolante, kartëvizita, adresarë, çanta letre të çdo lloji, kuti të ambalazhit me një cilësi të jashtëzakonshme dhe në kohë rekord.
DESIGN
Në bashkëpunim me departamentin e marketingut pranë Institutit Kanadez të Teknologjisë (CIT), ju vijmë në ndihmë për të konkretizuar idetë tuaja. Krijimi i logove, fletëpalosjeve, broshurave, posterave, ftesave, kartolinave dhe gjithçka që ju dëshironi nga fillimi deri në proçesin përfundimtar të printimit.