Dita 1: TIRANA – BERAT – GJIROKASTËR
Nisja nga Sheshi Nënë Tereza në orën 08:00. Prezantohemi me Guidën shoqëruese dhe me grupin. Bëhemi gati për nisje.
-Ndalesa e parë do të bëhet në Belsh ku do të bëjmë një pushim të shkurtër buzë liqenit.
– Rinisemi sërisht në destinacionin tonë të rradhës : qytetin e Beratit. Fillojmë vizitën me Kalanë e Beratit. Kalaja, zona përreth saj, ka shumë kisha dhe xhami të cilat datojnë që nga epoka mesjetare. Në vitin 2008, Berati, u listua nga UNESCO-ja si trashëgimi botërore për arkitekturën e tij otomane të ruajtur mirë. Kohë e lirë për të konsumuar një kafe apo drekën në pedonalen e këtij qyteti.
– Mbërritja në Gjirokastër. Akomodimi tek Hotel Argjiro 4*. Darka e lirë të konsumohet sipas dëshirës.
Dita 2: GJIROKASTËR – BUTRINTIT – GJIROKASTËR
-Konsumojmë mëngjesin në hotel dhe bëhemi gati për nisje! Kjo ditë do të jetë e rezervuar për visit të Parku Arkeologjik të Butrintit. Parku Kombëtar i Butrintit është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike, mjedisore dhe turistike të vendit. Zemra e Parkut Kombëtar është qyteti Antik i Butrintit, ekzistenca e të cilit vazhdoi pa ndërprerje, që prej periudhës së prehistorisë e deri në mesjetë, duke ofruar kështu një shumëllojshmëri kulturash dhe periudhash historike. Në saj të vlerave të larta historiko-kulturore qyteti antik i Butrintit u përzgjodh fillimisht si Monument Kulture në vitin 1948, në ligjin e monumenteve të Kulturës së Shqipërisë. Ndërsa, në 1981 pylli i Butrintit është përshkruar nga ligjet shqiptare në ruajtje për rëndësinë e mjedisit. Në vitin 1992 Butrinti u pranua si vendbanimi i parë arkeologjik i Republikës së Shqipërisë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
-Në rrugën e kthimit, drejt Gjirokastrës, bëhet dhe vizita e Syrit të Kaltër.
-Akomodimi dhe fjetja tek Hotel Argjiro 4* në Gjirokastër.
Dita 3: GJIROKASTËR – FERMA E KUAJVE – GJIROKASTËR
-Mëngjesi në hotel dhe bëhemi gati për një super ditë të veçantë. Sot do të shijojmë magjinë e kuajve në fermën Karavan Horse Ridding, në fshatin Zagori të Gjirokastrës. Këtu do të keni mundësi të njiheni me kuajt dhe të mund të shijoni xhiron profesionale me instruktorë përreth fermës ose më gjerë në varësi të turit që do të zgjidhni. Nëse ky është kontakti juaj i parë me kalin Karavan Horse Ridding Albania do të bëjë të mundur që të jetë një kontakt unik.
-Pas shijimit të një dite ndryshe në këtë fshat piktoresk, kthehemi sërish në Gjirokastër ku do të vizitojmë detajet e këtij qyteti të gurtë. Pjese e listës së UNESCO-S ky qytet është një nga më të vizituarit në Shqipëri nga turistët e huaj. Me histori të pasur, arkitekturë të veçantë dhe kulinari të shkëlqyer Gjirokastra është një qytet të cilit nuk duhet ti thuash kurrë jo.
-Akomodimi dhe fjetja tek Hotel Argjiro 4*.
Dita e 4: GJIROKASTËR – BANJAT E BËNJËS – TIRANË
-Mëngjesi në hotel.
-Vetëm se kjo është dita e fundit, nuk do të thotë të mos e shfrytëzojmë në maksimum. Bëhemi gati për nisje drejt Banjave të Bënjës. Termale me vlera të larta kurative universale e bëjnë Bënjën një destinacion krejt të veçantë turistik të jugut te Shqipërisë. Pasi shijojmë ujërat kurativ bëhemi gati për t’u rikthyer në Tiranë por, këtë here si turistë të vërtetë të Shqipërisë.
Çmimi për të gjithë udhëtimin: -12.000 Lekë
Përfshirë në çmim:
-
- Transporti
- Guida (profesionale)
- Akomodimi (3 netë, Hotel Argjiro 4*)
- Mëngjesi
Nuk është e përfshirë në çmim:
- Hyrjet në kala apo muze.
- Drekat apo darkat.
- Xhiroja me kale (mund t’ju dërgojmë paraprakisht cmimet e fermës)
- Asgjë që nuk është përmendur në program.
P.S. Kush i njeh udhëtimet, e dinë shumë mire se kjo ofertë nuk ia vlen të humbet.