Një herë e në një kohë fryu një erë kaq e fortë, sa tundi detin nga fundi dhe deti nxori një gjarpër. Ra një re dhe gjarprin e hodhi në malin e Sopotit. Gjarpri gjigant hante kafshët e njerëzit dhe të mbjellat i prishte. Derisa u ngrit një plak, ngarkoi një gomar me thasë me eshkë dhe vajti afër lubisë e i vuri zjarrin eshkës. Kur gjarpri hëngri gomarin, zjarri i eshkës përbrenda e dogji. Bisha briti, ‘Ku je ti det që më bëre kokën dhe ti lumë, vëllai im…!’. Më pas u shtri për vdekje. U nis deti nga Vivari dhe lumi nga Sopoti, por s’e proftasën dot. Në agoninë e ngordhjes gjarpri përplaste bishtin në faqen e malit, ku mbetën shenjat që duken. Qysh nga ajo kohë deti me malin janë të lidhur me njëri-tjetrin si baba e bir”.
Në tetor të vitit 2002 bukuroshja e “nënës natyrë” ishte në agoninë e vdekjes. Të gjithëve u erdhi keq, por vetëm kaq.
Për koincidencë, pikërisht kur drejtuesit e Leçes erdhën në Shqipëri për të biseduar për Syrin e Kaltër, ai shteroi dhe u kthye në një sy të verbër, me ngjyrë të bardhë. Shumë njerëz në Sarandë besuan se ishte gisht i Zotit.
“Ishte dënim për ata që donin ta shisnin”, pëshpëritnin.
“Katër ditë luftoi uji i Syrit të Kaltër me lumin që i lëshonte nga sipër gurë dhe zhavorr”, thoshin të moshuarit.