Bёhet fjalё pёr historinё e njё vajze shumё tё bukur, motra mё e vogёl e dymbëdhjetë vёllezёrve.
Ishte aq e bukur e me aq shumë virtyte, sa nuk e kishte shoqen, ndaj asnjё nga djemtё nuk guxonte ta kёrkonte pёr nuse.
Njё ditё prej ditësh, prezantohet dhe kёrkon dorёn e saj njё luftёtar i huaj, i pashëm e i fortë, por vinte nga njё tokё e largёt.
Nёna me njёmbёdhjetё vёllezёrit ishin kundёr martesës së tyre, por Kostandini, vëllai i dymbёdhjetë, duke parё dёshirёn e motrёs i kёrkoi nёnёs qё ta pranonte. Nёna e shqetësuar tha: “si t’ia bёj unё ta kem afёr vajzen time tё vetme nё ditё gёzimi e si t’ia bёj unё ta kem afёr atë nё ditё hidhёrimi?” Kështu, Kostandini i premtoi e i dha besën qё sa herё qё ajo do tё donte ta shikonte, ai do t’ja sillte bijën e saj.
Pas dhjetё ditё festimesh, Doruntina, kёshtu quhej vajza, u nis drej vendit tё huaj.
Vitet shkonin, dhe lufta mori me vete njёri pas tjetrit tё dymbёdhjetё vёllezёrit e saj.
Nёna e mjerё qante me ngashërim derisa njё natё ndezi nga njё qiri mbi varret e tё njёmbёdhjetё djemve. Por, kur shkoi tek Kostandini ndezi dy të tillë e me dhimbje i thirri djalit tё saj të vdekur: “Ku ёshtё besa jote o bir, tani kush do tё ma sjellё mua Doruntinёn?!”
Sapo u errёsua, Kostandini u çua nga varri i tij. Pllaka e bardhё ju bё kal i zi. Ai fluturoi e fluturoi me erёn, teksa kapёrcente vende qё nuk i kishte parё kurrё.
Nё fund të rrugëtimit, arriti nё fshatin ku jetonte motra e tij e dashur. Pa fёmijёt e saj tek loznin e i pyeti: “ku ështe zonja mёmё?”.
Ajo ishte nё njё festё, e veshur e gjitha me kadife, duke vallёzuar me gratё e fshatit. U çudit kur e pa tё vёllain dhe shkoi ta pёrqafonte fort. Ai i kёrkoi tё hipte nё kal me tё, qё ta çonte tek nёna, e veshur ashtu siç ishte.
Gjatё udhёtimit zogjtё ju shkonin rrotull dhe pёshpёrisnin: “kalёrojnё i vdekuri me tё gjallin”.
Doruntina i bënte shumё pyetje vёllait se pёrse rrobat e tij ishin plot me myk, pёrse flokёt e tij ishin me pluhur, e pёrse ishte aq i zbehtё… Por ai i pёrgjigjej qё ishte udhёtimi qё e kishte sjellë në një gjendje të tillë.
Kur ju afruan kishёs sё fshatit, Kostandini i kёrkoi Doruntinёs tё vazhdonte nё kёmbё rrugën drejt shtёpisё, pasi ai donte tё ndalonte njё çast pёr t’u lutur, nё këtë mënyrë gjeti njё justifikim pёr t’u kthyer përsëri nё varrin e tij.