Vetëm disa kilometra larg qytetit të Dibrës fshihet në mes të maleve fshati Rabdisht, ku me një forcë dhe këmbëngulje mbresëlënëse shqiptarët e zonave të thella kanë arritur të krijojnë vepra arti në të kaluarën.
Sapo futesh në fshat të tërheqin vëmendjen kalldrëmet , sokaqet, dyert e mëdha prej druri, si dhe ndërtimet tradicionale prej guri të cilat janë karakteristikë e këtij fshati.
Shumë shtigje të vjetra, të cilat përdoren edhe sot, të çojnë nëpër fusha dhe livadhe, përrenj dhe ujëvara e zona me pyje në male.
Me ndërthurjen e bukurive natyrore, ajrit të freskët malor dhe legjendave të vendbanimeve, sot ky fshat është një nga atraksionet më të preferuara nga vizitorët vendas.