Më 20 dhjetor 2024, një delegacion i Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT), i përbërë nga Prof. Dr. Valter Shtylla, anëtar bordi i IETT-së, znj. Anisa Hykaj, Koordinatore e IETT-së, dhe znj. Inesa Sulaj, Konsulente për Trashëgiminë dhe Turizmin, zhvilloi një takim me Ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, znj. Monika Zach.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e IETT-së i përcollën Ambasadores Zach urimet më të mira për sukses në misionin e saj diplomatik në Shqipëri dhe vlerësuan përkushtimin e saj për forcimin e lidhjeve kulturore, edukative dhe ndërkombëtare midis dy vendeve.
Diskutimet u përqendruan në:
• Mundësitë e bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore, turizmit dhe arsimit;
• Projektet që synojnë ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore si një urë lidhëse mes popujve;
• Aktivitetet që mund të realizohen në fushën e studimeve kulturore dhe turizmit të qëndrueshëm, me mbështetjen e institucioneve austriake dhe shqiptare.Ky takim hapi rrugë për nisma të reja bashkëpunimi që do të ndihmojnë në promovimin e vlerave të përbashkëta kulturore dhe edukative.