IETT, përfaqësuar nga koordinatorja znj. Anisa Hykaj, së bashku me prof. dr. Halit Eren, ish-Drejtor i Përgjithshëm i IRCICA, dhe z. Labib Nahhas, Drejtor Ekzekutiv i çmimit “Sheikh Hamad” për Përkthim dhe Mirëkuptim Ndërkombëtar, realizuan një vizitë në Qendrën “Sotir Kolea” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë (BKSH).
Gjatë vizitës, u panë dhe u vlerësuan sallat e dorëshkrimeve italiane, franceze, angleze dhe, më e veçanta, Salla Orientale, ku u shfaq një interes i veçantë për koleksionin e pasur të dorëshkrimeve persiane, osmane dhe arabe.
Diskutimet gjatë takimit u fokusuan në projekte të ardhshme në fushën e restaurimit të librave dhe kërkimeve bibliografike, duke e shndërruar këtë vizitë në një platformë të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike dhe kulturore.