Tyrbja e Sulltan Muratit në Obiliq, ndër objektet më të vjetra të arkitekturës Osmane në balkan.
Është ndërtuar në shek. XIV, për trashëgimtarin e tretë të fronit osman, Sulltan Muratin I, i cili u vra në Betejën e Parë të Kosovës në vitin 1389. Planimetria e kësaj ndërtese e ka formën e katrorit të mbuluar me kupolë prej tullave. Në anën e jashtme, porta e hyrjes ka një dekorim të gdhendur në mermer, që përmban motive florale dhe kuranore. Dokumentacioni i tyrbes tregon se deri në vitin 1660 nuk ka pasur riparime. Këtë e dëshmon kronikani Evlia Çelebiu. Gjatë kalimit të viteve tyrbja u rinovua disa herë, ku së fundmi në vitin 2005, ajo iu nënshtrua një rinovimi të nevojshëm për t’u bërë pasataj një ndër objektet më të vizituara në Kosovë. Vlen të përmendet këtu edhe muzeu që gjendet në oborrin e tyrbes. Brenda muzeut gjeni artefakte historike, mbishkrime dhe fotografi të ndryshme që lidhen drejtpërdrejt me objektin në fjalë.