Departamenti i Gjuhëve të Huaja, si pjesë e institutit IETT, me vizionin e vendosjes së standardeve bashkëkohore në mësimdhënien e gjuhëve të huaja në mënyrë profesionale, zhvilloi klasën e parë demonstruese të Anglishtes së Biznesit me temë: The Power of Brand. Leksioni i hapur, përveçse me pjesëmarrës fizikisht, u transmetua dhe Live në rrjetin social Facebook dhe platformën Zoom duke shënuar një numër të konsiderueshëm shikueshmërie.

Shpjegimi nisi me një informacion të shkurtër mbi rëndësinë që ka njohja e Anglishtes së Biznesit duke marrë parasysh që shpesh e përfshijnë tek përdorimi i anglishtes së përgjithshme. Koordinatorja e departamentit, njëkohësisht dhe mësuesja e anglishtes, znj. Ina Pashollari, u kujdes ta bënte këtë seancë sa më të larmishme duke përfshirë: trajtimin e termave kryesorë të biznesit, përkthimin dhe kuptimin e saktë të tyre, dallimin mes markës dhe logos, ushtrime për të zhvilluar aftësitë e të folurit, në mënyrë individuale dhe në grup, TED talk nga Simon Sinek, duke e përmbyllur në fund me një projekt të vogël në grup.

Kjo orë mësimore pati si qëllim dhe nxjerrjen në pah të rëndësisë së zotërimit të anglishtes së biznesit, që do u jepte të gjithëve besimin dhe rrjedhshmërinë në të folur, për të bashkëvepruar në një ambient pune, por jo vetëm.