Tiranë, 13-17.11.2019
Panairi i Librit “Tirana 2019” u organizua këtë vit në datat 13- 17 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Pjesë e këtij panairi ishin mbi 100 ekspozues, ndër të cilët, botues, institucione kulturore e përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilët i njohën lexuesit me prurjet e fundit të librit.
Instituti Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT mori pjesë në këtë panair në stendën e Autorëve Shqiptarë. Botimet si: “Turbekulozi Klinik” me autor Prof. Dr. Bedri Bylyku; “101 legjenda për Beratin”, “Antologji-101 autorë shqiptarë për Beratin”, “Berati – thënie të arta për Beratin” me autor Çlirim Mukli; “Misteri Kodra”, “Logu i shpirtrave” me autor Xhevair Lleshi, “I martuari i përjetshëm”, “Net të Bardha” , “Kumarxhiu”, “ Njerëz të Varfër”, “Ëndrra e Xhaxhait” të Fjodor M. Dostojevski etj., ishin disa nga titujt që u paraqitën për dashamirësit e librit në këtë panair.