Tiranë, 17. 4. 2019
Një përfaqësi e Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT), e përbërë nga Drejtori i Bordit Drejtues, z. Xhevahir Lleshi; Drejtori IETT, Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj dhe koordinatorja për Trashëgiminë dhe Turizmin në IETT, znj. Anisa Hykaj, zhvilluan një takim bashkëpunimi në zyrat qëndrore të Klik Ekspo Group.
Përfaqësia u prit nga z. Luan Muhametaj, President i Klik Ekspo Group, dhe znj. Elona Agolli, drejtoreshë e shtëpisë botuese “Dritëro”. Gjatë takimit u këmbyen mendime për fushat e botimit, edukimit, trashëgimisë kulturore dhe turizmit historik e kulturor, me interes për të dyja palët. Rëndësi të veçantë pati një projekt i përbashkët për mbrojten e trashëgimisë së madhe letrare të poetit tonë kombëtar dhe shkrimtarit të shquar, Dritëro Agolli.
Ndërkaq u diskutuan veprimtari të ndryshme e në veçanti pjesëmarrja e IETT në Panairin e pranverës “Fije bari”, e organizuar nga Klik Ekspo Group.
Gjithashtu ata u njohën edhe me bashkëoperuesit e IETT, si shtypshkronja dhe shtëpia botuese “Mileniumi i ri”, “Mileniumi i ri 2” si industri paketimi etj.