Kur përmendet togfjalëshi Xhamia e Plumbit, zakonisht mendja asocion në Xhaminë e Plumbit që ndodhet në Shkodër, kurse jo edhe aq për xhaminë me po të njëjtin emër, e cila ndodhet në Berat dhe është një monument mjaft i rëndësishëm i trashëgimisë sonë kulturore.

Xhamia në fjalë është një vepër e rëndësishme e trashëgimisë akritekturore të shekullit XVI në Shqipëri. Ajo është ngritur në qendrën e qytetit nga feudali vendas Ahmed Bej Uzgurliu, në vitet e 30-ta të shekullit të lartpërmendur.

Pjesë përbërëse shumë e rëndësishme e arktekturës së xhamisë është salla e lutjeve. Plani i sallës është në formë katrore me kupolë dhe ka përmasa 10. 15 x 10. 20 metra. Dyshemeja ka qenë e mbuluar me tulla gjashtëkëndëshe, prej të cilave ruhen vetëm disa fragmente.

Përveç sallës së lutjeve, me rëndësi është të përmendet edhe portiku, që nga ana veriore është mbuluar me kupola më të vogla se ajo qendrorja.

Kurse minarja është relativisht e lartë dhe e hollë, e punuar në bazamentin e saj në teknikën e kluasonazhit.

Brendësia e xhamisë ka ndriçim të bollshëm nga prezenca e shumë dritarëve. Dikur brendësia ka qenë e suvatuar me një pantinaturë gëlqereje, me ngjyrë të kuqerremtë, ngjashëm me faqen e jashtme verirore. E kohë më pas u bë një suvatim i ri me piktura me motive biomore.

Eja edhe ti!