Më dt. 26 shkurt 2020 u hap zyrtarisht Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, edicioni i 10-të në ambientet e hotelit Hilton, në qytetin e Xheda të Arabisë Saudite.
Në ceremoninë e hapjes, përfaqësuesi i guvernatorit të rajonit të Mekës dhe guvernantori i rrethit të Xhedas, princi Saud bin Abdullah bin Xhelui përshëndeti pjesëmarrësit dhe u uroi mirëseardhje të pranishmëve.
Organizatorët e panairit vlerësuan përpjekjet e pjesëmarrësve në rinovimin e objektivave dhe ideve të këtij panairi, të kthyer tashmë në traditë, nëpërmjet prezantimit te projekteve të reja para mijëra vizitorëve të panairit dhe njohjes me më të rejat e fundit në fushën e udhëtimeve dhe turizmit.
Në këtë panair prezantojnë mbi 200 operatorë turistikë dhe organizma të fushës nga 30 vende të botës, ndër të cilat dhe Shqipëria.
Me stendat e tyre, në ambientet e panairit, marrin pjesë: hotele, resorte, linja ajrore, operatorë turistikë, agjensi udhëtimesh, institute dhe një sërë shoqërish sherbimesh që operojnë në sektorin turistik.