Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT, në bashkëpunim me Interpret Europe, zhvilloi sot ditën e parë të trajnimit 5-ditor, Interpretive Guides Training, CIG.
Takimi nisi me fjalën përshëndetëse nga koordinatorja e IETT, znj. Anisa Hykaj, e cila iu uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve dhe bëri një prezantim të shkurtër të lektores, Valya Stergioti, koordinatore e trajnimeve të Interpret Europe, me më shumë se 20 vjet përvojë profesionale dhe asistentit lektor Max Dubravko
Fijacko, trajnues i çertifikuar Interpretimi dhe koordinator i trashëgimisë kulinare.
Programi i detajuar dhe i përshtatur me ushtrime të ndërthurura praktike dhe teorike, u mirëprit nga të gjithë pjesëmarrësit.
Pjesë e tij, përpos shpjegimit teorik mbi fjalët kyçe të përdorura nga një interpretues turistik, mjetet që duhet të përdoren, apo informacionit mbi rrënjët e një interpretimi të mirë të trashëgimisë kulturore, u ofroi pjesëmarrësve gjithashtu një larmi ushtrimesh sfiduese, duke ndërtuar besimin dhe kreativitetin e tyre për të zhvilluar, mbajtur dhe vlerësuar biseda dhe shëtitje të shkëlqyera interpretuese.