Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT mori pjesë në takimin online të organizuar nga Global Albanians Foundation, GAF mbi udhëzimin për OJF shqiptare për mbledhje fondesh.
Takimi u hap nga Z. Mark Kosmo, Kryetar i GAF i cili dha një shpjegim mbi misionin dhe vizionin e organizatës, arritjet kryesore deri më tani si dhe çfarë ofron platforma GAF.
Sesioni i dytë u mbajt nga Amarildo Ceka, i cili dha një informacion të detajuar mbi buxhetet e projekt propozimeve dhe këshilla për mbledhjen e fondeve.
Në përfundim, krahas pyetje dhe përgjigjeve, u ndanë me pjesëmarrësit histori suksesi nga organizatat që kanë përdorur platformën GAF.