Në kuadër të eventeve sensibilizuese organizuar nga Projekti NEST dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për Interreg IPA CBC Italy – Albania – Montenegro, IETT mori pjesë në takimin online dy-ditor i cili kishte në fokus diskutimin e çështjeve për krijimin e një laboratori “gjallues” (living lab), për zhvillimin e turizmit inteligjent në Shqipëri.
Disa prej tyre kishin të bënin me:
– Identifikimin e nevojave të informacionit, rrjeteve dhe teknologjisë së nevojshme për një menaxhim efikas, efektiv dhe inteligjent të destinacioneve tona turistike
– Ekosistemin digjital dhe instrumentat TIK që përdorim për promovimin e turizmit
– Strategjitë e marketingut dhe rëndësinë e promovimit.