Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit përmbylli me sukses trajnimin “Kontabilitet i informatizuar – Financa 5”, drejtuar nga PhD (c) Gjergji Tafa.

Përgjatë orëve të tij, studentët u njohën me programin i cili përfshiu pjesë teorike dhe praktike, në përputhje me legjislacionin shqiptar, ku u mësuan konceptet bazë të kontabilitetit si dhe u njohën me kodin e punës. Studentët patën mundësi të praktikohen duke punuar me plotësim modelesh dokumentash financiarë analoge me origjinalet që plotësohen nga ekonomistët në kompani biznesi të ndryshme.

Gjithashtu u prekën të gjitha zërat e një pune ekonomisti, në çdo lloj kompanie private reale, duke filluar që nga hapja e një ndërmarrje biznesi në QKB, deri tek mbyllja e vitit ushtrimor të ndërmarrjes bilancit.