Sesion trajnimi “Menaxhimi i një faqeje web”

IETT zhvilloi sot pranë ambienteve të saj një sesion trajnimi mbi menaxhimin e një faqeje web.

Ky trajnim i drejtuar nga Muhamedali Kura, inxhinier programues dhe data architect, u organizua në kuadër të internshipit në “Web development” për studentët e Institutit Kanadez të Teknologjisë, CIT.

Studentët do të kenë mundësinë të rriten profesionalisht duke aplikuar njohuritë e tyre e njëkohësisht të marrin përvojë duke krijuar dhe menaxhuar një faqe të re web.