Në kuadër të serisë së leksioneve mbi Ekonominë frymëzuese, u mbajt ligjërata e parë me temë:
“Përgjegjësitë sipërmarrëse ndaj shoqërisë” nga Dr. Mohamed Buheji, që u zhvillua në ambientet e shtypshkronjës ‘Mileniumi i Ri’, Durrës.
Dr. Buheji konsiderohet një ekspert kryesor në fushat e Ekselencës, Njohurisë, Inovacionit, Frymëzimit, Menaxhimit të Ndryshimeve dhe Rritjes së Konkurrueshmërisë për vendet dhe komunitetet.