Gjatë shtatë ditëve, IETT organizoi një sërë leksionesh dhe vizitash studimore në Shqipëri dhe Kosovë mbi Ekonominë Frymuese.
Ligjëratat u mbajtën nga Dr. Mohamed Buheji, themelues i Institutit Ndërkombëtar të Ekonomisë Frymëzuese, IIIE dhe Dr. Dunya Ahmed, asistent profesor në Departamentin e Shkencave Sociale në Universitetin e Bahreinit dhe Kryetare e Komitetit Shkencor në IIIE.
Në ditën e fundit të vizitave të tyre, u zhvillua një takim përmbyllës në ambientet e IETT, me praninë e anëtarëve të bordit, stafit dhe bashkëpunëtorëve të IETT.
Takimet përfunduan me disa vendime për projektet e ardhshme, që lidhen me ekonominë frymëzuese te të rinjtë, projekte ndihmuese për komunitetin etj., duke ndërtuar modele në fusha të ndryshme, të cilat më pas mund të ndiqen nga të tjera.