Arti i iso-polifonisë është shpallur nga UNESCO në vitin 2005 si trashëgimi gojore dhe shpirtërore e njerëzimit. Kjo mënyrë të kënduari e trashëguar në breza, tashmë njihet dhe si pasuri botërore si dhe përfshihet në 50 atraksionet më tërheqëse të popujve në botë.
Edhe poeti i njohur britanik Bajroni, i magjepsur nga iso-polifonia, i ka dedikuar disa vargje asaj. Koha e shpërbleu këtë trashëgimi të shqiptarëve nga shekulli në shekull, e ajo mbetet një nga më të mbrojturat e të paharruarat në vend.
Kjo këngë po aq e qetë sa edhe tronditëse mund të këndohet ose, më saktë, isoja të mbahet, prej dy, tre apo katër zërave, të cilët bashkohen për të arritur harmoninë e vërtetë.
Iso-polifonia mbahet si një praktikë komunikuese që ka mbërritur në ditët tona që nga periudha e Homerit!