Në kuadrin e projektit për pasurimin e librotekave në të gjithë hapësirat shqipfolëse, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) i kushton një rëndësi të veçantë librotekave të institucioneve të ndryshme kulturore dhe arsimore, publike e private.
Me këtë rast, një delegacion i Institutit, përfaqësuar nga Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj, Drejtor Ekzekutiv i IETT; Prof. Dr. Nevila Nika, Anëtare e Bordit dhe Koordinatorja e IETT, Znj. Anisa Hykaj, vizitoi Bibliotekën “Thimi Mitko” në qytetin e Korçës, ku u pritën nga Drejtoresha e saj znj. Jorida Dhëmbi.
Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e kontributeve në librotekat e institucioneve si një investim në edukimin e brezave të rinj si dhe rreth mundësive të bashkëpunimit.
Me këtë rast, bibliotekës së qytetit të Korçës, iu dhurua një sërë titujsh të zhanreve të ndryshëm në ndihmesë të nxënësve, studentëve dhe të apasionuarve pas leximit.
IETT ka pasur një sërë nismash për pasurimin e librotekave të institucioneve publike e private në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, projekt të cilin pritet ta zgjerojë në të ardhmen, me qëllim përhapjen e dijes, kulturës dhe vlerave edukative.