Më datë 30 maj 2022, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) dhe “Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, nënshkruan një “Marrëveshje Bashkëpunimi”, me qëllim arritjen e rrugëve të suksesit në sektorë të ndryshëm, në shërbim të palëve të interesuara, bashkëpunëtorëve, studentëve apo stafeve respektive.
Në këtë takim morën pjesë, Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj, Drejtor Ekzekutiv i IETT; Prof. Dr. Nevila Nika, Anëtare e Bordit; znj. Anisa Hykaj, Koordinatore e IETT, si dhe Rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, Prof. Dr. Dhimitri Bello, së bashku me Zv. Rektoren, administratorin, dekanen dhe pedagogët e Fakultetit të Ekonomisë, Departamenti Marketing Turizëm.
Gjatë diskutimeve palët shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit për zhvillimin e aktiviteteve akademike, sociale, kulturore në ndihmë të shoqërisë në tërësi dhe rinisë në veçanti, si dhe për realizimin e veprimtarive në fushën e trashëgimisë kulturore e historike për ruajtjen e vlerave materiale e shpirtërore në Shqipëri dhe më gjerë.
Në fund të takimit, palët ranë dakord të ndërveprojnë në çdo kohë në të gjitha fushat e veprimtarisë së tyre në mënyrë arritjen e rrugëve të suksesit në sektorë të ndryshëm.