Muzeu Oriental “Bratko” u çel në qershor të vitit 2003 duke përmbushur ëndrrën e Dhimitër Mborjes (1903-1990), i cili ishte artist, fotograf dhe koleksionist artit aziatik dhe antikuareve. Mborja ka lindur në Korçë, ndonëse ai udhëtoi shumë nëpër botë dhe u vendos në Amerikë gjatë pjesës më të madhe të jetës së tij.
Gjergj Dhimitër Mborjes ishte nje fotograf i famshëm shqiptar në Hollywood, emri i të cilit qarkullonte në Tiranën komuniste për historinë e dashurisë me vajzën e mitur të mbretit japonez, por edhe për fatin e njeriut që shoqëroi gjeneralët amerikanë në front gjatë luftërave botërore. Mborja kaloi 14 vjet (1942-1956) në Japoni si fotograf i Gjeneralit Douglas MacArthur, por pasioni i tij për Azinë vazhdoi edhe pasi ai u kthye në Amerikë. Koleksioni i Muzeut Bratko, i mbledhur nga Evropa, Azia dhe Amerika, është dhuratë që Mborja la në testament për qytetin e tij të origjinës, Korçën. Në testament ai kërkoi që muzeu të mbante emrin e mamasë së tij, Viktoria Bratkos, e cila jetoi në Shqipëri edhe pas largimit të djalit të saj.
Në këtë muze ekspozohen rreth 450 objekte, të cilat perfaqesojne 17 kultura lindore te botes si: piano, altar kinez, veshje për gra japoneze, funde e rripa kineze, shpatë indoneziane, medalje evropiane, piktura japoneze, fotografi të ndryshme, të cilat Mborja i ka realizuar kur shërbente në Ballkan me mision të OKB-së. Arkivisti Zobel për Mborian ka shkruar: Ai ishte gjeni, ai erdhi në këtë vend pa asgjë dhe me punën e tij arriti të bëhej i famshëm. Kjo mjafton për të treguar karakterin e tij të fortë.
Godina e Muzeut Bratko e ndërtuar në 2003-in, në shëtitoren “F.S Noli”, projektuar nga arkitekti Kliti Kallamata, përfaqëson tre kulturat e ndryshme që ai përmban, duke kombinuar stilin amerikan dhe japonez në një godinë të guximshme, e cila qëndron në harmoni me Korçën. Vetë Mborja njihej për guximin e tij si fotograf, i cili ishte po aq i përfshirë në frontin e luftës sa edhe në jetët e njerëzve të thjeshtë e në blerjen e sendeve si koleksionist i pasionuar.