Botimi i kësaj vepre ka qenë projekt i Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit. Përkthyesi, Maksim Rakipi, vë në dispozicion 5 gjuhët e mëdha që njeh për 50 novelistë të mbi një shekulli, të atij XX, që nga atëherë kur u dha për herë të parë Çmimi Nobel në vitin 1901 dhe arrin deri në fillimet e shekullit XXI. Pluralizmi i stileve dhe layshia tematike rrjedhin dhe zgjerohen nga kulturat e ndryshme përkatëse. Kjo vepër është një qëndresë e bukur te vlerat e përhershme, që prodhojnë vlera, një ngjarje kulturore për lexuesin.

50 autorë, fitues të çmimit Nobel, që nga fillimi i këtij çmimi e deri më sot, nga të gjithë kontinentet, ku mund të përmendim: René François Armand “Sully” Prudhomme, Giosuè Alessandro Giuseppe Carducci, Albert Camus etj.

Përkthyesi: Maksim Rakipaj

Shtepia botuese Uegen

Faqe 270

Grupmosha: mbi 14 vjeç

Viti i botimit 2019