Monografinë “Familja Osmani nga Tërstena” e përgatiti për botim Instituti i Edukimit,  Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) dhe u Shtyp në Shtëpinë Botuese “Mileniumi i ri”, në Tiranë.

Kjo monografi dëshmon për historikun e shpërnguljes dhe lëvizjes së familjes osmani nga një vend në tjetrin, fillimisht nga shtypja dhe presioni dhe më vonë duke ndjekur shtigjet e jetës. Ky libër njëkohësisht paraqet një hap të rëndësishëm për ata që duan të vazhdojnë me hulumtime të mëtejshme për të plotësuar të dhënat për familjen Tërstena. Ekzistenca e paktë e materialeve dhe dëshmive historike rreth masakrimit dhe dëbimit të familjes osmani, ka bërë që hulumtimi rreth monografisë të lërë hapësirë e të pasurohet me hulumtime e studime të mëvonshme.

Në vitet 1877-1878, familja Osmani së bashku me 78 mijë familje shqiptare me 350 mijë banorë u dëbuan nga fshati Tërstena, rajoni i Sanxhakut të Nishit nga pushtuesit serbosllavë. Banorët shqiptarë u masakruan, u dëbuan dhe u mbytën, duke mos u lënë asnjë mundësi mbijetese.

Me këtë Monografi, koautorët Islam e Hysni Osmani, sikur i ngrisin një monument familjes së madhe bujare e fisnike, të dy degëve, të Lisockëve dhe Hajkobillëve, të shpërngulur në Gjilan, Prishtinë, Kamenicë, Shkup, Tiranë, Turqi e gjetiu.

Numri i faqeve 255

Autorë: Islam H. Osmani, Hysni R. Osmani.

Viti i botimit 2022