Ky muze është ngritur në Tiranë në kuadër të 90 – vjetorit të krijimit të pullës së parë shqiptare në maj 1913.
Në të ruhet kjo pullë si dhe pjesë nga koleksionet e 2.850 lloje pullash të emetuara në Shqipëri prej 600 serive të ndryshme. Këtu gjendet edhe pulla e parë e shtypur në Shqipëri në vitin 1957.
Posta është një nga institucionet më të vjetra shqiptare, ndaj në këtë muze kemi të ekspozuara objekte të vjetra postare, pulla postare dhe objekte filatelike që nga periudha e ndërtimit të shtetit shqiptar deri në ditët e sotme.
Muzeu i Pullës Shqiptare i dedikohet vlerave kulturore dhe historike shqiptare duke i shërbyer pasurimit dhe ruajtjes së identitetit dhe historisë gati 110 vjeçare shtetëformuse të vendit përmes dëshmisë së pullës postare dhe filatelisë shqiptare.
Ai ndodhet në rrugën “Reshit Çollaku” mbas Drejtorisë së Postë – Telekomunikacioneve, në varësinë e të cilës ndodhet.