Në ambientet e IETT në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit – Edicioni i 10-të, Prof. Dr. Ramiz Zekaj i shprehu mirëseardhjen ambasadorit të Shqipërisë të akredituar në Rijad të Arabisë Saudite, z. Sami Shiba.
Në vizitën që zyrtari më i lartë shqiptar zhvilloi pranë stendës së IETT në këtë panair, vlerësoi pjesëmarrjen e Shqipërisë, për të tretin vit radhazi, në këtë event të nivelit mbarëbotëror në fushën e turizmit. Një pjesëmarrje e tillë vjen në kuadër të gjallërimit të turizmit shqiptar, i cili njohu rritje galopante të numrit të turistëve që vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2019.
Nisja e fluturimeve të kompanisë ajrore Flynas nga muaji Maj në linjën Riad – Tiranë do krijojë hapësira të reja për turistët e të dyja vendeve.