Dita e parë e kampit veror 14-ditor organizuar nga Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit në qendrën “Milenium”, Durrës përfundoi me sukses. Në kamp marrin pjesë fëmijë të moshave 7-13 vjec nga qytete të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Për t’iu larguar zhurmave të qytetit, IETT zgjodhi për fëmijët një ambjent, mes ajrit të freskët të kodrave të Durrësit, të gjelbëruar dhe ku shijohet prej se largu aroma dhe bukuria e detit.
Në ditën e parë të kampit fëmijët praktikuan dhe pasuruan njohuritë e tyre të gjuhës angleze nëpërmjet lojrave dhe kuizeve të përgatitura nga mësuesja e anglishtes dhe njëkohësisht një nga koordinatoret e kampit, Marisa Gjuzi.
Noti dhe lojrat në pishinë, arts&crafts, filma të animuar me kokoshka etj., ishin disa nga aktivitetet e ditës së parë të “IETT Tourism Summer Camp”.
Dita e dytë do të vijë me surpriza të reja dhe program të larmishëm.