Punimet artizanale cilësohen një pasuri e çmuar që tregon vlerat, kulturën dhe identitetin e vendit tonë.
Ndonëse në Fier për disa vjet u duk sikur kjo traditë u sfumua, sot brezat e rinj po mundohen të ruajnë traditën, përmes punimeve të baltës, punimeve me grep apo edhe qendisjes ku ndërthuren motivet e së shkuarës me të tashmen.
Në të shkuarën, prodhimi i qeramikës përbënte një nga zejet më të rëndësishme për të plotësuar kërkesat e përditshme, për materiale ndërtimi (tjegulla, tulla), për enë rezerva (pitosa, amfora), enë kuzhine, objekte arti etj.
Prodhimi i tjegullave dhe tullave gjithashtu përbënte një zeje të rëndësishme në këtë zonë.
Një nga zejet që është trashëguar edhe sot është, prodhimi i metaleve, i cili përfaqësohet nga prodhimi i veglave të hekurit, siç janë: veglat zejtare për punimin e gurit, të metaleve,marangozë etj.
Disa nga llojet e punimit artizanal që ekzistojnë në zonën e Fierit janë:
Gdhendje e punimit në dru – Punimet artistike në dru konsistojnë në njësimin e letrës me drurin, gdhendjen e drurit, lyerjen me llak të imazhit të njëtrajtësuar me drurin, lyerjen me bojë të drurit dhe vendosjen e një mbajtëse në murë.
Punime thurje, që i përket kohërave moderne dhe bëhet i gjithi me dorë. Bëhet me nguljen e gozhdave në dru dhe thurjen me spango e cila ka nevojë për mjeshtërinë e saj të thurjes, në mënyrë që pamja që do marrë të ketë një hijëshi.
Po ashtu në Fier hasim edhe punimet me hekur, punimet me shtiza dhe punimet me grep.
Artizanët në Fier
Mjeshtri i gdhëndjes në dru, Zisa Musha, ka një jetë të tërë i apasionuar pas gdhëndjes së drurit. Ai ushtron profesionin e drugdhëndësit të trashëguar nga të parët pasi përveçse ka gjetur vetveten, me punimet artizanale në dru, ai siguron të ardhurat për të jetuar mirë dhe për të arsimuar fëmijët.

Biblografi
https://www.oranews.tv/fier-punimet-artizanale-pasuria-e-cmuar-e-vendit-tone

RRETHI I FIERIT