Korça njihet si një nga perlat e juglindjes së Shqipërisë, ku përveç serenatave, rakisë e ushqimit, njihet dhe për punimet artizanale.
Qyteti i Korçës është një nga qytetet që shquhet për traditën dhe artin e poçerisë. Kjo traditë është kultivuar prej kohësh në qytet dhe është përçuar nëpër gjenerata. Në organizimin e aktiviteteve të ndryshme me karakter artstiko-kulturor, artizanët kanë prezantuar produkte të ndryshme të punimit në baltë, alabastër, allçi, punime guri etj.
Panairi i poçerisë është një traditë e hershme në qytetin e Korçës, ai është zhvilluar çdo vit në javën e Pashkës, të paktën deri në vitin 1967, për t’u rikthyer pas vitit 1990

Poçaria
Procesi i përgatitjes së enëve prej balte kalon në disa faza që nga gjetja e lëndës së parë që është dheu, më pas përzierja me shtufin deri në përgatitjen e baltës, përgatitja në punishte dhe në fund pjekja e tyre. Ndërkohë, në ditët e sotme mjeshtërit që e kanë ruajtur traditën vazhdojnë punën e tyre pa ndërprerje.

Artizanët në Korçë
Aleksandra Gjinko është një artizane e qytetit të Korçës. Ajo merret me artin e të punuarit me dorë. Njihet për qëndisje, thurje me grep, kanavace, makrame, thurje çantash, qilima etj.