Për të shkuar në Berat nuk ka rrugë. Është një qytet mysliman, në të hyrë të një gryke të lumit Apsus (Osumi – shën. im) dhe për të mbërritur atje që nga Vlora duhen 15 orë me kalë. Pothuajse s’ka rrugë dhe qyteti është i besimit mysliman. Minaret e tij duken që larg e ngado zotërojnë shtëpi të bardha me kopshte. Në portat e qytetit, pasi le varrezat e vjetra, në qender gjen pazarin. Aty takon “haxhiun” me rroba jeshile dhe hoxhën me tyrben në kokë, si dhe ushtarakë e funksionare turq. Aty këtu ka dhe gege e vlleh, apo tregtarë nga kjo zonë bizantine e Belgradit të Mesjetes. Atje u prita nga Anthim Aleksudhi, mitropoliti i një dioqeze të madhe, një peshkop ortodoks dhe një prelat i shkëlqyer, me shumë kulturë. Ai i ishte kushtuar arkeologjisë dhe ishte anëtar i Sillogut të Kostandinopojës. Kur flasin për të, përmendin gjithnjë epitetin ‘’Miku i artit” dhe ai e ka merituar këtë.
Anthimi ka gjetur në Berat dhe një numër hebrenjsh që i pikas nga kapuçi i zi në kokë. Por popullsia, si dhe gjuha është shqiptare. Qyteti lart është i rrethuar nga një mur bizantin gjysmë i rrënuar, ku s’ka asnjë dyqan apo xhami. Atje gjendet shtëpia e peshkopit dhe e shenjtërisë e së tij mitropolitit. Të gjithë njerëzit janë ortodoksë. Zbrita në lagjen e Kalasë dhe mora … “
Shtëpia botuese Uegen
Viti 2019
Numri i faqeve 281