Informacion i përgjithshëm
Metodat e përdorura
Aktivitete të tjera
Avantazhet e kursit
Një udhëzues turistik është një person që ofron ndihmë, informacion mbi trashëgiminë kulturore, historike dhe bashkëkohore për turistët në ture të organizuara, në vende historike, institucione arsimore, vende fetare, muze dhe në vende të tjera me interes të veçantë. Udhëzuesit turistikë kanë mundësi të mëdha punësimi në sektorin e turizmit, duke zhvilluar njëkohësisht fuqinë natyrore të vendit. Ata kanë një rol shumë domethënës në lehtësimin e nevojave të turistëve dhe për t’i udhëhequr ata gjatë udhëtimeve në zona të ndryshme. Në ofrimin e një shërbimi sa më të mirë, mësimi i gjuhës angleze luan një rol të rëndësishëm, duke zhvilluar komunikimin në përgjithësi dhe shërbimin e mikpritjes në veçanti.
Çfarë do të mësoj nga këto kurse ?
Njohuri të thella mbi historinë, trashëgiminë, kulturën, traditat, gastronominë e Shqipërisë, në gjuhën angleze
Njohuri rreth interpretimit dhe përkthimit
Praktim i gjuhës në situata reale
Planifikim itenerarësh dhe aktivitetesh alternative në rast anulimesh, mbylljesh të siteve
Informim rreth pajisjeve të nevojshme per guida turistike
Si të japësh udhëzime të sakta rreth vendndodhjeve të caktuara dhe evakuimeve emergjente
Si të ofrosh ndihmën e parë