Informacion i përgjithshëm
Metodat e përdorura
Aktivitete të tjera
Avantazhet e kursit
Përgjithësisht ekziston një koncept i gabuar në lidhje me përdorimin e anglishtes së përgjithshme dhe anglishtes së biznesit. Për ta saktësuar, anglishtja e biznesit është një gjuhë e përdorur në botën e korporatave. Janë të shumta përfitimet, jo vetëm marrjen e njohurive në anglishten e biznesit, por edhe në përdorimin e saj në mënyrë efiçente dhe efektive. Zotërimi i anglishtes së biznesit ju jep avantazhe kudo në botën e korporatës, qoftë në aplikimet e punës, takimet, mbledhjet e punës, e shumë të tjera. Aftësitë e fituara gjatë këtij kursi, nuk do të zbatohen vetëm në kompaninë ku punoni aktualisht, por kurdo dhe kudo.
Çfarë do të mësoj nga ky kurs ?
Aktivitetet e shumta u japin studentëve besimin dhe rrjedhshmërinë, të nevojshme për të bashkëvepruar në gjuhën angleze, në ambjentet e punës.
Gjuha e përdorur dhe praktikimi i aftësitësive komunikuese në çdo leksion, lejojnë studentët të përparojnë dhe të adresojnë fushat e problemeve.
Përqendrim në aftësitë dëgjuese dhe folëse.
Si të bëni prezantime të sakta dhe të qarta në punë.
Si të shkruani raporte, projekte, dokumenta
Si të nxirrni informacionet kryesore dhe të nevojshme nga artikuj të ndryshëm
Përmirësim i terminologjisë dhe gramatikës suaj të anglishtes së biznesit.