Për botimin e këtij libri ndihmoi Instituti “Jusnus Emre”, Tiranë dhe Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit. Onur Caymaz është një autor i ri turk me origjinë shqiptare. Tregimet e Onur Caymaz-it janë meditime të holla e të thella psikologjike, gjendje të forta e kapitëse. Të shoqëruara nga mendime, duke ecur gjithnjë në teh të thikës, në një shprehje që të frymëzon e të krijon gjendje. Të gjitha tregimet e autorit kanë një frymë emocionuese dhe plot art. Vepra përbëhet nga 15 tregime, ku mund të përmendim: një mbrëmje e zakonshme në fshatin Fëndëkllë; era e jugperëndimit; dashuria, asgjë; Homeri ynë etj. Autori në këtë vepër transmeton gjendjen e brendshme dhe botën shpirtërore të personazheve.

Të duket se ti mbreh «kaun e arës» dhe e ndihmon atë, meqë është në gjendje të vajtueshme, për ta punuar vetë atë, nganjëherë të hysh në lëkurën e personazhit që mendon e mendon pa fund rreth ndarjes me njeriun që do, që, i divorcuar, kthehet mbrapsht dhe ecën para, këmbëngul më kot, lodhet pa fund, bërtet e s’ dëgjohet askund. Njerëzit janë dhe nuk janë kudo. Të mbyt duhma e tyre e përvuajtur, një zjarr që s’të ngroh, po edhe këndellesh nga pak kur mendon se sheh diçka që të shëmbëllen si zjarr. Veç kudo gëlojnë nëpër dritë po edhe në errësirë, më fort si hije nëpër mure, po prapëseprapë të mbetet të thuash se janë të lumtur që ndihen të lirë. Le të jetë ndjesi e largët. Personazhe të vërtetë e të gënjeshtërt që të afrohen e të pëshpëritin, ku edhe i merreshin vesh edhe jo mendimet, ku bëjnë atë që u thonë dhe nuk thonë kurrë atë që bëjnë, ku fryn gjithnjë briza e hollë e mendimit. Vijnë dhe ikin. Hyjnë dhe dalin. Veç gjithnjë frymojnë, i presin «drutë» shkurt.

Vëllimi është përkthyer nga Arbana Rexhepi. Numri i faqeve 195, Viti i botimit 2019.