Tiranë, 18.04.2019
Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit vazhdon takimet me institucionet shtetërore, për promovimin dhe njohjen e veprimtarisë së tij. Në këtë kuadër, Drejtori i IETT, Prof. as. Dr. Ramiz Zekaj zhvilloi një vizitë në Akademinë e Studimeve Albanologjike, ku pati një takim miqësor me Drejtorin e Institutit të Historisë, Prof. Dr. Beqir Meta.
Fillimisht, prof. Zekaj bëri një prezantim të përgjithshëm të veprimtarisë dhe botimeve më të fundit të institutit. Më pas ai trajtoi disa projekt-ide që janë me interes të realizohen nga IETT në bashkëpunim me qendra dhe institucione të tjera shkencore dhe kulturore.
Njëri prej tyre ishte edhe promovimi në Prishtinë i librit të Akademikut, Prof. Dr. Rexhep Meidani, “Rendi Global dhe Shteti Komb”, ku prof. Meta u ftua të referojë mbi librin.
Në fund të takimit prof. Metës ju dhurua një kontingjent i botimeve të IETT.