Galeria e Artit është një hapësirë e artit pamor e pozicionuar në zemër të Tiranës.
Misioni kryesor i kësaj galerie është të lidhë komunitetin e kryeqytetit me botën e artit, duke inkurajuar vlerësimin dhe kuptimin e rolit të artit në shoqëri.
Me synim të promovimit të artistëve të rinj dhe artit bashkëkohor, galeria ofron një gamë të gjerë ekspozitash të veçanta që sjellin një eksperiencë të pasur artistike për vizitorët.
Në kuadër të ekspozitave të saj, GAT organizon mbrëmje poetike, si dhe projekte të ndryshme që përfshijnë workshope për të rritur dhe fëmijë, konkurse, leksione mbi artin, prezantime, vizita, festivale dhe aktivitete tjera të shumta.
Galeria e Artit, si pjesë e Bashkisë së Tiranës, është qendër e hapur për të gjithë, ku krijuesit dhe publiku takohen për të ndarë një pasion të përbashkët: dashurinë për artin.