Gjiri i Gramës ndodhet në Gadishullin e Karaburunit 25 km larg qytetit të Vlorës, i njohur si Gjiri i Grammatas. Me një pozicion gjeografik jo të zakonshëm, në rreze të shpatit perëndimor shumë të thiktë në Orikumin e afërt, dhe sipas historianëve ky vend ka shërbyer si një vend strehimi për anijet që gjendeshin në vështirësi përgjatë kësaj zone bregdetare, në kushte të vështira të motit. Ai është një nga surprizat më të veçanta të gadishullit, në pikëpamjen historike. Kësisoj mbishkrimet e gdhendura që në antikitet, mbishkrimet shkëmbore kanë qenë të shumta në këtë vend dhe numërohen me shumë se 1500 të tilla. Në muret e shumta të gjirit, konstatohen fare lehtë shumë shkrime të gdhendura nga marinarët e shumtë nga kohët e heshme. Duke qenë një vend shkëmbor, bregu i tij dominohet nga shkëmbinjtë bregdetarë, të pjerrët, që bien vertikalisht në det, si dhe nga plazhe shkëmbore e me guralecë. Ky gji, fillimisht ka shërbyer si zonë e shfrytëzimit të gurit lokal, në gurore të medha, gjurmët e të cilave duken edhe sot në të dy shpatet. Përveç kësaj pushuesit, mund të kalojnë në rërën e pastër orë mjaft të këndshme në këtë vend përrallor që po përmendet shumë edhe nga mediat ndërkombëtare krahas vendeve të tjera turistike të cilat gjenden në Shqipëri. E gjithë natyra përreth krijon peizazhe të çmuara që janë me rëndësi globale, ngase ato kontribuojnë në baraspeshë ekologjike të vendit dhe sigurojnë habitate për shumë lloje të kërcënuara dhe të rrezikuara globalisht. Andaj edhe ky vend turistik po vizitohet nga shumë turistë të huaj që mahniten me bukuritë e këtij vendi. Por sot ky gji i bukur detar shfrytëzohet më shumë si një plazh i vogël e intim. Pra ai është një vend ideal për të pasionuarit pas aventurizmit. Në fund do thënë se meqë jemi fillimin e sezonit turistik veror dhe deti bëhet prioriteti kryesor i turizmit të kësaj stine ju ftojmë ta vizitoni këtë mrekulli të natyrës sonë.