Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT pati kënaqësinë të certifikojë, studentë të Insitutit Kanadez të Teknologjisë, CIT të cilët përgjatë tre muajve kryen internship në “Full Stack Development” pranë ambienteve të Institutit. Gjatë kësaj periudhe ata patën mundësinë të koordinohen nën mbikqyrjen e pedagogëve të CIT për krijimin e një produkti final për IETT, siç ishte krjimi i një harte dixhitale që përmban pikat kryesore turistike në Shqipëri.
IETT u uron studentëve suksese në projekte të tjera të ardhshme po kaq të rëndësishme!