Më 19 dhjetor 2024, një përfaqësi e Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT), e përbërë nga znj. Anisa Hykaj, Koordinatore e IETT-së, dhe znj. Inesa Sulaj, Konsulente për Trashëgiminë dhe Turizmin, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Egjiptit në Tiranë, Sh.T.Z. Hassan Shawky.
Përfaqësueset e IETT-së i uruan Ambasadorit Shawky suksese në detyrën e tij të re dhe shprehën vlerësimin e tyre për angazhimin e tij në forcimin e lidhjeve ndërkulturore dhe ndërkombëtare midis dy vendeve.
Gjatë bisedës u diskutua mbi mundësi konkrete për:
• Forcimin e bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore, turizmit dhe arsimit;
• Promovimin e marrëdhënieve kulturore dhe edukative ndërmjet Shqipërisë dhe Egjiptit;
• Organizimin e bashkëpunimeve konkrete në kuadër të “Kryeqyteteve të Kulturës dhe Dialogut në Mesdhe 2025”, ku Tirana dhe Aleksandria do të mbajnë këtë titull prestigjioz, duke nderuar diversitetin e rajonit dhe promovuar dialogun ndërkulturor.