Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit në bashkëpunim me “Balkan Pearls Tour Operator” organizuan për studentët e Canadian Institute of Technology (CIT), turin historiko-kulturor që përfshiu vende të Shqipërisë juglindore, si Korcë, Pogradec, Tushemisht, Liqeni i Prespës dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut si Struga dhe Ohri.
Studentët patën mundësi të njihen nga afër me trashëgiminë kulturore, qendrën historike, manastirin dhe kalanë e qytetit të vjetër të Strugës dhe Ohrit. Sikundër shijuan mrekullinë e Liqenit të Ohrit dhe muzeut mbi ujë “Gjiri i Kockave”. Gjithashtu në ditën e dytë studentët vizituan qytetin e bukur të Korcës, Pazarin e vjetër, Mësonjëtoren e Shkollës së parë shqipe, Katedralen, muzetë etj., për ta mbyllur me fshatin turistik të Pustecit buzë Liqenit të Prespës.
Pjesë e rëndësishme e turit ishte dhe një vizitë në Universitetin “Fan S. Noli” Korçë, ku studentët dhe pedagogët e CIT, të mikpritur nga përfaqësues të UNIKO, patën mundësi të ndajnë eksperiencat e tyre mbi procesin mësimor dhe të njihen nga afër me ambjentet e universitetit.
IETT i vlerëson të tilla organizime si të nevojshme për studentët, pasi përpos zbulimit dhe njohjes së vendeve turistike me rëndësi historike e kulturore, kontribuojnë në zhvillimin e aftësive organizative të studentëve dhe në përforcimin e dijeve.