Instituti Kanadez i Teknologjisë (CIT) organizoi ekskursion dyditor në Kosovë. Prizreni dhe Brezovica ishin pikat turistike që u vizituan në 4 Shkurt 2020.
Studentët patën mundësi të njihen nga afër me trashëgiminë kulturore dhe qendrën historike të qytetit të vjetër të Prizrenit. Gjithashtu, ata u argëtuan në qendrën e skive në Brezovicë, duke shfrytëzuar gjithë potencialin që ofron ky vend për sportet e dimrit.
Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) e mbështeti këtë aktivitet studentor duke konsideruar se ekskursione të tilla që kanë për qëllimim zbulimin dhe vizitat e vendeve turistike anë e mbanë viseve shqiptare janë me peshë të rëndësishme për turizmin vendor edhe gjatë sezonit dimërore.