Në fundjavën 2-3 tetor, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) me organizatat e tij partnere: Qendra për Studime të Avancuara (CNS) dhe Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC), organizuan punëtorinë dy-ditore në kuadër të Programit të Trajnimit të Kërkimit.
Mentori i kësaj punëtorie të parë Dr. Nedim Begoviq, është studiues me përvojë, profesor i asociuar dhe prodekani i Fakultetit të Studimeve Islame, Universiteti i Sarajevës.
Ky seminar mblodhi një grup prej 12 anëtarësh të përzgjedhur nga procesi i aplikimit. Ata kanë një diplomë universitare, janë pjesë e stafit të universiteteve dhe anëtarë të OJQ-ve të orientuara drejt kërkimeve shkencore, nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Dr. Begovic punoi me studiuesit bazuar në nevojat dhe prioritetet e tyre konkrete, me një metodë të kombinuar të prezantimeve, punës në grup dhe diskutimeve të përbashkëta. Anëtarët pritet të kryejnë kërkime cilësore sipas protokollit të kërkimit të rënë dakord gjatë procesit të aplikimit. Si produkti i tyre përfundimtar, secili bashkëpunëtor do të paraqesë një studim që organizatorët mund të vendosin ta publikojnë në një nga periodikët ose botimet e lëshuara nga organizatat e tyre.
Nëpërmjet projekteve të tilla IETT synon: të forcojë bashkëpunimin ndërmjet studiuesve shqiptarë dhe komuniteteve të tjera akademike në botë, të përmirësojë metodat e kërkimit, si dhe të mbështesë botimet.