Muzetë përgjatë ditëve online – përkushtim, vërtetësi, distancë.
Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, si anëtar i Interpret Europe mori pjesë në webinarin e radhës me temë ‘Muzetë përgjatë ditëve online – përkushtim, vërtetësi, distancë’. Teknologjitë online po përdoren gjithnjë e më shumë nga muzetë këto ditë si pasojë e pandemisë që ka kontribuar mjaft në këtë trend. Sidoqoftë, magjia e një vizite në muze bazohet në mundësinë ekskluzive për të pasur kontakt të drejtpërdrejtë me fenomene unike dhe për të vlerësuar vërtetësinë objekteve që ruhen brenda tyre.
Rast studimor i këtij webinari ishte përdorimi i teknologjive në internet muzeumet Çeke dhe mënyra si ata po përballojnë distancën midis audiencës, interpretuesit dhe fenomenit.
Ladislav Ptáček, i cili punon në fushën e interpretimit të trashëgimisë në Republikën Çeke solli eksperiencën e tij mbi këtë fenomen.