Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT u anëtarësua së fundmi në Kongresin Kombëtar të Rinisë dhe u bë pjesë e kësaj asambleje dhe procesit të votimit për përzgjedhjen e bordit drejtues të KKR për vitin 2023. Në mbledhjen e 10-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kongresit Kombëtar të Rinisë morën pjesë organizatat rinore, grupet joformale, universitetet, forumet rinore politike që janë pjesë e KRK-së dhe partnerë të ndryshëm të tij. Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT u anëtarësua së fundmi në Kongresin Kombëtar të Rinisë dhe u bë pjesë e kësaj asambleje dhe procesit të votimit për përzgjedhjen e bordit drejtues të KKR për vitin 2023. Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje vjetore të Kuvendit ishte diskutimi dhe raportimi për punën e deritanishme, njohja me ecurinë e punës së organizatave të rrjetit dhe promovimi i arritjeve të përbashkëta, puna për adresimin e problemeve të hasura gjatë këtij viti dhe hartimi i strategjisë për ti tejkaluar ato, si dhe për zhvillimin e zgjedhjeve vjetore për Bordin Drejtues të KKR. IETT përveç të tjerash ka në fokus të veçantë gjithëpërfshirjen e të rinjve në projekte të ndryshme, të cilat i frymëzojnë ata për të ecur përpara dhe për tu ngritur profesionalisht. KKR është një dritare përmes së cilit mund të japim kontributin tonë në këtë drejtim.