Qendra Rajonale për Zhvillim dhe Bashkëpunim – RCDC, partneri shqiptar i Projektit INNOViMENTOR organizoi një udhëtim me përfaqësues të ndryshëm të mediave dhe institucioneve të specializuara në udhëtim dhe turizëm.
Fokusi i këtij organizimi ishte vizita në 10 vende turistike në territorin e Tiranës si: Muzeun Historik Kombëtar, Kullën e Sahatit, Pedonalja, Parkun kombëtar, Petrelë, ujëvarën e Shëngjergjit etj.
Pjesëmarrësit treguan interes për të njohur këto vende, sitet, monumentet dhe objektet e përzgjedhura posaçërisht për këtë udhëtim.
Programi ishte hartuar me kujdes duke kombinuar vizitat me tregimin e vendit dhe historisë, përfshiu takime me bizneset lokale dhe vendasit, shfaqje arti dhe diskutime rreth çështjeve që lidhen me rëndësinë e zhvillimit të turizmit të brendshëm në zonat pak të populluara.