Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT mori pjesë në webinarin “Cilat mundësi për të zbuluar? me valë të vazhdueshme të Pandemisë COVID-19 ”
Folësi kryesor i kësaj ngjarje të organizuar nga ” Instituti Mesdhetar i Tunizisë”, MIT, ishte Dr. Mohamed Buheji, themelues i “Institutit Ndërkombëtar të Ekonomisë Inspiruese”, IIIE, bashkëpunëtor i IETT.
Gjatë fjalës së tij, ai bëri një analizë të rreziqeve socio-ekonomike të dukshme dhe të fshehura, si dhe mundësive të krizës pandemike. Një tjetër pikë kryesore e prezantimit të tij ishin përbërësit që kontribuojnë në zbulimin e mundësive që kërkojnë një mendim dhe gjendje specifike. Ai e mbrojti tezën e tij duke e mbajtur atë pozitive, sepse vuri në dukje se sa më shumë valë sjell pandemia aq më shumë mundësi kemi për të zbuluar.
“Ndërsa katastrofa globale e COVID-19 vazhdon të shpaloset në të gjithë botën, nevoja për burime të psikologjisë pozitive është thelbësore gjatë sfidave si kjo” – ishte një nga mesazhet kryesore të këtij webinari informues dhe analitik.