Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT organizoi takime prezantuese me studentë të fakultetit të inxhinierisë pranë Institutit Kanadez të Teknologjisë, CIT, me të cilët u diskutuan mundësitë që mund të ofrohen nga IETT për internshipet e radhës.

Vënia në praktikë e dijeve të marra përgjatë studimeve është rruga drejt zhvillimit të karrierës. IETT ka në fokus të tij krijimin e mundësive dhe hapësirave përkatëse për studentët, në mënyrë që të praktikojnë dhe të jetësojnë dijet e tyre duke zhvilluar projekte që s’do të mbeten thjesht në arkiv por që do të shfrytëzohen nga publiku.

Në ditët në vazhdim do të zhvillohen edhe takime të tjera me grupe studentësh si dhe do të nisë grupi i parë i internship-it pranë ambjenteve të IETT.