Trajnimi “Kontabilitet i informatizuar – Financa 5” përfundon sesionin e parë
Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit hapi siparin e sesioneve të trajnimit “Kontabilitet i informatizuar – Financa 5” drejtuar nga PhD (c) Gjergji Tafa.
Studentët u njohën me një prezantim të programit të këtij trajnimi kontabiliteti, i cili do të përfshijë pjesë teorike dhe praktike, në përputhje me legjislacionin shqiptar, ku do të mësohen konceptet bazë të kontabilitetit si dhe do njihen me kodin e punës.
Përgjatë sesioneve të cilat do të shtrihen në një afat kohor prej 20 orësh, studentët të ndarë në dy klasa, në ditë të ndryshme, do të kenë mundësi të praktikohen duke punuar me plotësim modelesh dokumentash financiarë analoge me origjinalet që plotësohen nga ekonomistët në kompani biznesi të ndryshme.
Në sajë të marrëveshjes së bashkëpunimit me Kolegjin Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”(CIT), ky trajnim iu ofrua falas studentëve të këtij universiteti, me qëllim përforcimin e njohurive dhe vënien në praktikë të njohurive të marra përgjatë leksioneve.