Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT organizoi trajnimin e dytë mbi përdorimin e platformave të mësimdhënies online për mësues dhe studentë: Përdorimi i platformës Google Workspace (G-SUITE).
Sesioni u drejtua nga lektori PhD. Bledar Kazia, pedagog dhe përgjegjës i departamentit të inxhinierisë kompjuterike pranë Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, CIT.
Google Workspace, është një hapësirë e integruar pune e njohur, e cila lejon të shpenzohet më pak kohë në menaxhimin e detyrave, por jo gjithmonë e thjeshtë për t’u përdorur.
Pjesëmarrësit u njohën me detaje të tjera shtesë që kishin të bënin me mjete bashkëpunimi të Google si: Calendar, Meet, Chat, Drive, Docs, Sheets, Slides, Forms, Sites e të tjera, krahas atyre që mësuan në trajnimin e parë “Përdorimi i platformave të mësimdhënies online”.